Arineta Mula ngjitet për tetë ditë në majë të Ama Dablam

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 16:27 | Nga

Alpinistja nga Kosova, Arineta Mula ka arrit që me sukses të ngitet në majën e bjeshkës së Ama Dablam.

Lajmin që ka arritur t’i ngjitet malit në lartësi prej 6,812m, e ka bërë vetë Mula përmes Facebook,

“Një prej bjeshkëve më të vështira në Himalaje për tu ngjitur”.

“Zakonisht ngjitja këtu merr kohë nga tre deri në katër javë, por unë arrita që ta përfundojë për tetë ditë, duke u nisur nga Lukla”, ka thënë Mula.

“Urime Kosovë, urime Shqipëri”, ka shtuar ajo.

Mula ka treguar se në maje të Ama Dablam është ngjitur më 11 nëntor saktësisht në orën 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme