Arlind Ajeti kthehet në Itali, nënshkruan me Reggiana në Serie B

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Arlind Ajeti ka ndryshuar skuadër, duke nënshkruar me klubin italian Reggiana që paraqitet këtë sezon në Serie B.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga klubi Velje në Danimarkë për tu kthyer në Itali.

Ajeti në Itali ka të kaluar, pasi ka luajtur me skuadra si Frosinonen, Torinon dhe Crotonen në Serie A.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe prezantimi është bërë nga vetë klubi italian në faqen zyrtare.

Ajeti do të bashkohet menjëherë me skuadrën e re dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 93.

Mbrojtësi është përballur me ulje në karrierë, duke mos marr ftesë as nga Kombëtarja Shqiptare në vitet e fundit. 

Të ngjashme