Arlind Ajeti ndryshon ekipin

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 15:31 | Nga

Pas një sezoni për t’u harruar, me shumë dëmtime dhe vetëm katër ndeshje e një gol në Serie A me Torinon, Arlind Ajeti ndryshon ekip.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet te Crotone, klub tjetër i Serie A, që mahniti në pranverë, duke arritur një mbijetesë të pabesueshme.

Ajeti ka arritur marrëveshjen dhe po bëhet gati të udhëtojë drejt jugut të Italisë.

Në mbrëmje do të vijë edhe zyrtarizimi nga dy klubet, që kanë biseduar edhe paraditen e sotme dhe kanë gjetur marrëveshjen.

Për 24-vjeçarin është klubi i tretë në Serie A, pas Frosinones e Torinos, duke shkëlqyer tek e para, por duke mos ia dalë mbanë te Toro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme