Armando Broja cilësohet si lojtar i klasit botëror nga portieri i Southamptonit

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Southampton, Alex McCarthy e ka përshkruar sulmuesin shqiptar, Armando Broja si ‘top-klasë’.

Sulmuesi shqiptar erdhi si zëvendësues i Adam Armstrong në barazimin e së shtunës West Ham United.

Megjithatë, ndikimi i Brojës në ndeshje u dallua dhe sulmuesi shqiptar ka marrë komplimente nga portieri i ekipit të tij.

“Të gjitha zëvendësimet ishin të shkëlqyera. Ata patjetër ndryshuan ngjyrën e lojës”, ka thënë fillimisht McCarthy për Daily Echo.

“Armando kur hyri në lojë, mendova se ishte top klasë. Ka shumë gjera pozitive që mund të marrim nga ai”.

“Ai është një djalë i shkëlqyer së bashku me Tino (Livramento) dhe të gjithë të tjerët që kanë ardhur këtu”.

Të ngjashme