Armando Sadiku transferohet në Turqi

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 14:45 | Nga

Performancat e mira të Sadikut me Kombëtaren nuk kanë ngelur pa rënë në sy, dhe këtë e konfirmon interesimi i klubit nga Superliga turke.

Dy golat e elbasanasit ndaj Turqisë, e kanë bërë që të rritet vlera e tij në arenën europiane të futbollit.

Siç raportojnë portalet turke, gjigantët e Istanbul Bashakshehir janë gati të marrin shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku. Ish-ekipi i Sokol Cikalleshit, është gati t’i paguajë shqiptarit një paga faraonike, prej 900 mijë euro në sezon.

Problem i këtij transferimi, mbetet vetëm formula me të cilën mund të kryhet.

Istanbuli kërkon ta marrë një huazim Sadikun, me opsion blerje në merkaton e verës, por nga Legia kërkojnë që sulmuesi të blihet menjëherë, dhe për një shumë të konsiderueshme. Polakët kërkojnë plot 1.5 milionë euro për kartonin e Armando Sadikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme