Armend Dallku merr drejtimin e Dukagjinit

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Armend Dallku është kthyer sërish në punë si trajner, kësaj radhe duke arritur marrëveshjen me klubin e Ligës së Parë, Dukagjinin e Klinës.

Serverin Elezaj kishte dhënë dorëheqje ditë më parë pas humbjes nga Malisheva me rezultat 5-2.

Klubi sot ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me Dallkun, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Artan Luzi.

“Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtoj skuadrën tonë deri në fund të këtij sezoni”.

“Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi. Klubi u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.

Dallku dhe Luzi sezonin e shkuar drejtuan Prishtinën, ku fituan Kupën e Kosovës. 

Të ngjashme