Armstead lëndohet, Kosova pritet të luajë pa amerikanë

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti prej të cilit pritej shumë, nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës.

Është plejmejkeri amerikan Malcolm Armstead, që është dashur të debutojë për Kosovën të enjten në ndeshjen në udhëtim ndaj Rumanisë. Por Armstead është lënduar të shtunën në ndeshje të skuadrës së tij dhe kështu debutimi te Kosova i është shtyrë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ka bërë që të ketë gjasa fare të vogla që për Kosovën në dy ndeshjet e radhës të luajë ndonjë basketbollist i natyralizuar, përkatësisht amerikanë. Kosova i ka katër basketbollistë amerikanë të natyralizuar.

Derisa Justin Doellman ka kohë që nuk luan për Kosovën, dy të tjerët, Scott Bamforth e Shawn Jones nuk kanë shprehur shumë interesim që të bashkohen me Kosovën për dy ndeshjet e ardhshme.

Për shkak të mosentuziazmit të tyre, Federata e Basketbollit e Kosovës kishte vendosur të natyralizonte edhe Malcolm Armsteadin, 29-vjeçarin që luan për skuadrën e Superligës turke, Buyukçekmece. Për shkak të një lëndimi, Armstead të shtunën luajti vetëm gjashtë minuta për skuadrën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme