Arnold me super gol ia siguron fitoren Liverpoolit

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në fund të ndeshjes ndaj Aston Villës me rezultat 2:1.

“Reds” shënuan fitore me përmbysje pasi ishin në disavantazh pas pjesës së parë.

Fillimisht në minutën e 43 Aston Villa kaloi në epërsi përmes Watkins, shkruan Gazeta Express.

Salah arriti të barazojë rezultatin në minutën e 57-të. Dhe kur të gjithë menduan se pikët do të ndaheshin, në skenë doli Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i djathtë anglez realizoi nga distanca në minutën e 90-të. 

Të ngjashme