Aro Muric demanton Federatën e Futbollit të Kosovës, babai i tij thotë se janë shqiptarë dhe mund të mbrohen

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, u përjashtu dje nga kampi stërvitor i “Dardanëve” pas raportimeve në media si ishte përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën.

Lajmi për rrahje u mohua nga zyrtarët e Federatës së Kosovës në futboll, por ngjarja nuk u sqarua, shkruan Insporti.Gjatë ditës së sotme, Insporti ka kontakuar me babain e Aro Muric, Samir Muric, i cili u shpreh se Aro nuk kishte zbuluar arsyet që ndikuan në përjashtimin e tij, por shtoi se edhe ata janë shqiptarë dhe dinë të mbrohen.

“Nuk e di (arsyen e përjashtimit), Aro nuk më tha, por edhe ne jemi shqiptarë dhe dimë të mbrohemi. Ne mund të mos flasim shqip por kemi të njëjtin gjak si. Të vjetërit thonë se për kalin e mirë pluhuri ngritet lartë” – deklaroi Samir Muric për Insportin.Redaksia e Insportit ka arritur të kontaktojë me Aro Muric, i cili në pyetjen se a kishte shkuar i dehur gjatë grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, ai mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si një gënjeshtër të madhe.“Jo nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e madhe” – tha ai.

Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Të ngjashme