Arrestime brenda FIFA-s për ryshfet

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 11:51 | Nga

Shtëpia botërore e futbollit FIFA, viteve të fundit është përballur me skandale të ndryshme, kurse i fundit ka rezultuar edhe me një arrestim.

Kreu i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të FIFA-s, është arrestuar me urdhër të presidentit të shtetit të tij , Nana Akufo-Addo.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se, Kwesi Nyantakyi, akuzohet për korrupsion, madje sipas Abu Jinapor, zëvendësshef i kabinetit të presidentit të Ganës, numri një i Federatës së futbollit ganez është filmuar teksa u kërkonte para eksponentëve politikë, për të pasur akses në ngjarjet sportive.

Për këtë arsye, vetë presidenti Nana Akufo-Addo ka kërkuar arrestimin e tij, derisa nga FIFA ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtar për këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme