Arrestohen 12 tifozë ultras të Juventusit

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

12 tifozë të Juventus janë arrestuar sot në Itali.

Autortietet italianë kanë arrestuar 12 liderë të grupeve Ultras të tifozërisë së Juventus, pas një investigimi shtetëror.

‘ANSA’ raporton se ndër të arrestuarit janë të përfshirë edhe anëtar të grupeve të ultrasve të Juventus; ‘Drughi’ – ‘Tradizionale-Antichi’, ‘Viking’, ‘Nucleo1985’, transmeton lajmi.net.

Të akuzuarit hetohen për ndërlidhje me krim, përfshirë konspiracioneve kriminale, shantazhit, shpërlarjes së parave dhe dhunës.

Është bërë e ditur se kërkimet do të vazhdojnë në gjithë Italinë, pasi autoritetet po hetojnë edhe për huliganizëm.

Të ngjashme