Arrestohen dy persona si pasojë e racizmit në futbollin anglez

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar pasi kanë abuzuar në baza racore, gjatë ndeshjes së vlefshme për FA Cup.

Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt kualifikues të FA Cup, ndërmjet Haringey dhe Yeovil, është ndërprerë për shkak të racizmit.

Ndeshja ishte ndërprerë për shkak se trajneri i Haringey tërhoqi lojtarët nga fusha, pasi portieri i skuadrës ishte subjekt i abuzimeve raciste.

Pas këtyre ngjarjeve, dy persona të moshës 23 dhe 26 vjeçare janë arrestuar nga policia angleze, bën të ditur ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

Racizmi është kthyer në një prej problemeve më të mëdha në futboll, sidomos në Angli dhe Itali. Gjithashtu, raste të freskëta janë edhe Podgorica e Sofja, ku Anglia kaloi nëpër tmerr.

Të ngjashme