Arrestohen pesë persona për vjedhjen e qenve të Lady Gagas

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Los Angeles ka arrestuar pesë persona në lidhje me vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.

Tre nga pesë të arrestuarit – James Jackson, 18 vjeç, Jaylin White, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 – dyshohet se ishin të përfshirë në grabitjen e qenve, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles.

Kjo pasi në shkurt sulmuesit qëlluan me armë zjarri kujdestarin e tyre, Ryan Fischer dhe morën dy qentë e artistes, Koji e Gustav.

Hetuesit po ashtu nuk besojnë se grabitësit e dinin se qentë i përkisnin yllit të muzikës pop.

Ata thanë se motivi për grabitjen ishte vlera e bulldogëve francezë që mund të shkojë në mijëra dollarë.

Të ngjashme