Arrestohen tetë shtetas çekë, iu konfiskohet droni me flamurin “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 01:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, pasi atyre iu është zënë një flamur i Serbisë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

Vetë Hajdini ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion, duke treguar edhe detaje të aksionit.

Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova.

Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë, në herët.

Ata kanë vizituar komunën e banuar me shumicë serbe, Shtërpcë, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.

Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar tetë shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtar, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla”.

“Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini.

Të ngjashme