Arrestohet djali i legjendës së NBA-së, akuzohet se theri fqinjin

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Djali i Kareem Abdul-Jabbar u arrestua të mërkurën pasi policët thonë se ai e theri disa herë fqinjin e tij.

28-vjeçari Adam Abdul-Jabbar  është arrestuar dhe përballet me akuzë për sulm me armë vrasëse. Policia lokale ishte lajmëruar për këtë sulm më 9 qershor rreth orës 22:00, mirëpo rasti është raportuar vetëm tani nga TMZ Sports.

“I dyshuari, që është fqinj i viktimës, u arrestua pas incidentit”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia thotë se viktima kishte shkuar vetë në spital, pasi kishte pësuar lëndime të shumta trupore, të cilat megjithatë nuk ishin vdekjeprurëse.

Rasti është ende nën hetime, ndërsa as Adam e as Kareem Abdul-Jabbar nuk pranuan ta komentojnë rastin për mediet amerikane./ge

Të ngjashme