Arrestohet lojtari i Atletico Madridit

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 12:31 | Nga

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez është arrestuar nën akuzat për abuzim, sipas shumë raporteve nga Spanja

Qendërmbrojtësi, 20-veçar, raportohet të jetë kthyer i dehur në shtëpi dhe u përfshi në një argument të nxehtë me të dashurën e tij – e cila më vonë ishte dërguar në spital pasi ishte “rrahur”.

Lëndimet thuhet se nuk janë serioze dhe ajo ende nuk ka hapur akuza.

Policia erdhi në shtëpinë e Hernandez rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Francezi thuhet se nuk i rezistoi arrestimit.

Ai qëndroi në paraburgim gjatë natës.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, Hernandez do të shkojë në gjykatë ku do të vendoset nëse do të hapet procedurë gjyqësore ndaj tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme