Arrestohet një futbollist i njohur gjerman, dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Një futbollist nga Bundesliga është arrestuar në Ibiza, pasi dyshohet se ka përdhunuar një adoloshente.

“Daily Star” ka raportuar se futbollisti është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi një femër 18-vjeçare raportoi se ishte përdhunuar në një vilë në San Jose, transmeton Gazeta Express.

Pas rastit, femra në fjalë thuhet se kishte shkuar te një spital aty afër.

Emri i futbollist të arrestuar nuk është bërë ende i ditur, por thuhet se bëhet fjalë për një futbollist të njohur, i cili aktivizohet te një nga klubet e mëdha të Bundesligës.

Përveç futbollistit deri më tani të panjohur, raportohet se për këtë rast është arrestuar edhe një mashkull tjetër. Dy të arrestuarit janë me shtetësi gjermane.

Autoritet spanjolle kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Sulmi i dyshuar seksual raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, megjithatë, ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit janë paraqitur tashmë në seancën gjyqësore. 

Të ngjashme