Arrestohet personi që sulmoi portierin e Ballkanit, konfirmon policia

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar njëri nga personat e dyshuar që sulmoi portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri në derbin me Gjilanin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe policia po merret me rastin.

“Është arrestuar një person nga ana e Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshimit i cili dyshohet se mori pjesën në incidentin gjatë ditës së sotme në ndeshjen Gjilani – Ballkani”, tha Hashani për Periskopin.

Të ngjashme