Arrestohet sulmuesi i Premierligës, e sulmon fizikisht një person

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Shefield United, Oliver McBurnie është arrestuar pasi është parë në një video duke e sulmuar një person.

Në një video që po sillet nëpër rrjetet sociale shihet se si McBurnie e sulmon fizikisht një person, i cili sipas të dhënave nga policia është 21-vjeçar, përcjell Gazeta Express.

Futbollisti i Sheffield United është arrestuar pas publikimit të kësaj videoje.Reklamë

Sheffield United ka rënë zyrtarisht nga Premierliga, kurse Oliver McBurnie nuk arriti të tregonte asgjë duke mos i justifikuar 19 milionë eurot e shpenzuara për të.

Ai shënoi vetëm një gol dhe bëri vetëm një asist në 23 ndeshje në Premierligë.

Të ngjashme