Arrihet marrëveshja, Casemiro transferohet te Man Utd

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi do të përforcohet me Casemiron.

Marrëveshja mes “Djajve të Kuq” dhe Real Madridit është arritur për 60 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse, shkruan Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se edhe Casemiro ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për marrëveshje katër vjeçare, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.

Testet mjekësore dhe viza do të realizohen gjatë fundjavës. /Gazeta Express/

Të ngjashme