Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lautaros

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me Interit dhe pritet ta nënshkruajë ujdinë e re menjëherë pas ndeshjeve të kombëtarëve këtë muaj.

Drejtuesit e Interit dhe përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas mbajtën bisedime të gjata për ta arritur një marrëveshje për kontratën e re, raporton Gazeta Express.

Besohet se Lautaro do t’i fitojë 6 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset, në marrëveshjen e re të cilën do ta nënshkruajë sapo të kthehet në klub nga kombëtarja.

Raportohet po ashtu se ai është pajtuar që ta heqë klauzolën e lirimit të tij në vlerë 111 milionë euro nga marrëveshja e kaluar.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club, pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Lautaro i ka zhvilluar 133 ndeshje për Interit, duke i realizuar 50 gola dhe i ndihmoi klubit ta fitojë titullin në Serie A sezonin e kaluar.

Të ngjashme