Arrihet marrëveshja mes klubeve, Memushaj shumë afër Pescaras

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:26 | Nga

Ledian Memushaj shumë pranë rikthimit te Pesacara në Serinë B. Mesfushori vlonjat, i cili ishte huazuar te Benevento në Serinë A, me dështimin e skuadrës nga Campania për të qëndruar në elitën e futbollit italian ka preferuar t’i bashkohet ekipit ku ka luajtur për disa sezone dhe ku ka patur kulmin e tij.

Të dy ekipet, sipas mediave italiane, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i mesfushorit te bardhekaltrit.

Sipas marrëveshjes së huazimit të një viti më parë, në përfundim të sezonit Benevento ishte e detyruar ta blinte Memushajn për 500 mijë euro. Gjithsesi ky ngërç duket se është zgjidhur falë dëshirës se drejtuesve të Pescarës për ta rikthyer futbollistin shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme