Arrihet marrëveshja mes klubeve, Musso do t’i bashkohet Romës në verë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Roma dhe Udinese janë takuar të dielën në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Giallorosët arritën një fitore komode pasi triumfuan me rezultat 3-0, por këtë ditë ka ndodhur edhe një marrëveshje mes dy klubeve.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka gjetur akordin me drejtuesit e Udineses për portierin argjentinas Juan Musso.

Gjithnjë sipas shtypit italian, besohet se dy klubet kanë arritur marrëveshje për një shumë prej 30 milionë eurove.

Më herët Musso ka qenë ai që ka pranuar transferimin te Roma.

Në anën tjetër nga Roma në verë pritet të largohet portieri Pau Lopes i cili nuk ka bindur drejtuesit e kryeqytetasve.

Vlen të theksohet se në garë për Musson ishte edhe gjiganti tjetër italian Inter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme