Arrihet marrëveshja mes palëve, Roma blindon kapitenin deri në vitin 2026

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Lorenzo Pellegrini do të vazhdoj t’i qëndrojë besnik Romës së tij edhe për pesë vite të tjera.

Kapiteni i Romës është futur në vitin e fundit të kontratës, por kryeqytetasit nuk kanë pasur fare frikë për largimin e tij.

Mesfushori italian ka pasur një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe skuadrat më të mëdha evropiane interesoheshin për të, por pa sukses, pasi dëshira e tij ishte të qëndronte në Olimpico.

Tanimë është arritur marrëveshja mes klubit dhe agjentëve të lojtarit për kontratën e re, e cila do ta mbajë Pellegrinin në Olimpico deri në verën e vitit 2026.

25-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub me pagë vjetore prej katër milionë euro në sezon plus bonuse. Vetëm anglezi Tammy Abraham do të fitojë më shumë se kapiteni.

Të ngjashme