Arrihet marrëveshja, Mourinho e bind edhe një tjetër futbollist të njohur t’i bashkohet Romës

Prishtinë | 02 Gus 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Andrea Belotti do të jetë përforcimi i radhës i Romës.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi italian ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas, transmeton Gazeta Express.

Belotti në “Olympico” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Torinon skadoi më 30 qershor.

28-vjeçari te Roma do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, pa përfshirjen e bonuseve.

Belotti pritet të zyrtarizohet te romakët, pasi sulmuesi Eldor Shomurodov të përfundojë transferimin e tij te Bologna.

Për ish-sulmuesin e Torinos interesim kishin shfaqur edhe disa klube tjera, por Jose Mourinho thuhet se e bindi që ai t’i bashkohej skuadrës që drejtohet nga portugezi.

Përveç te Torino, Andrea Belotti në të kaluarën ka luajtur edhe te klubi tjetër i njohur italian, Palermo.

Andrea Belotti.

Të ngjashme