Arrihet marrëveshja, ylli kroat në Inter

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:35 | Nga

Atletico Madrid do ta lejojë kalimin e Sime Vrsaljkos në Inter.

26-vjeçari do të kalojë te klubi italian për një vit si i huazuar me opsion për të nënshkruar me të në verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Interi do t’i paguajë 8 milionë euro për huazimin, kurse 18 milionë euro në vitin tjetër, nëse klubi vendosë për ta blerë mbrojtësin e krahut të djathtë përfundimisht.

Vrsaljko pritet të rikthehet në Serie A, ku më parë luajti për Sassuolon para se të transferohet te klubi spanjoll.

 

Të ngjashme