Arrihet më në fund marrëveshja, sulmuesi i Barcës kalon te Dortmundi

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 18:37 | Nga
Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, ka të ngjarë të shkojë te Borussia Dortmund në formën e huazimit, me klubin gjerman që do të ketë të drejtën për blerjen e tij në fund të sezonit, bën të ditur “Bild”.

Dy klubet e kanë arritur marrëveshjen dhe futbollisti ka pranuar të largohet nga “Camp Nou”, ku ka qëndruar vazhdimisht në stol.

Alcacer, që u ble nga Valencia në vitin 2016, për 30 milionë euro, ka shënuar 15 gola në 50 ndeshje me ekipin “blaugrana”, pjesën më të madhe të cilave i ka nisur nga stoli.

Nëse Dortmund do të vendosë për blerjen përfundimtare të Alcacer në verën e ardhshme, duhet të pagujë 25 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme