Arsenal dhe Tottenham interesohen për Rabiotin

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Afati kalimtar i verës së vitit të ardhshëm duket se do të jete tejet shumë aktiv për klubet.

Arsenali dhe Tottenham janë alarmuar pasi që Adrien Rabiot po vazhdon të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germain.

Mesfushori i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe kampionët e Ligues 1 janë të gatshëm t’ia vazhdojnë qëndrimin në Parc des Princes.

Megjithatë, RMC raporton se 23-vjeçari ka hedhur poshtë bisedimet për një kontratë të re dhe do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Rabiot ka informuar klubin se nuk ka asnjë pikë për t’u diskutuar rreth kushteve të reja.

Kjo ka bërë që dyja klubet anglezet të interesohen për reprezentuesin francez, i cili nuk përjashtohet mundësia të kalojë edhe Barcelona.

Ndryshe, Rabiot deri më tani ka pasur 148 për SG-në dhe ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme