Arsenal e pret United “të rrëshqas” për Matan

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Manchester United rrezikon ta humbas mesfushorin, Juan Mata.

Spanjolli është i lirë që të nënshkruajë parakontratë me klubet e jashtme. Dhe, këtë situatë është duke e monitoruar me kujdes Arsenal, skuadër që është e interesuar për blerjen e Matas.

Kontrata e Mata me Djajtë e Kuq skadon në verë dhe ata deri tash nuk kanë vendosur që të ndërmarrin diçka për vazhdimin e saj.

Përveç Arsenal, ka edhe klube të tjera që kanë shfaqur shkëndija interesimi për futbollistin, përfshirë Barcelonën. Juventusin dhe Paris-Saint-Germain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme