Arsenal hedh poshtë zërat për takimin me Mourinho

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Arsenal ka hedhur poshtë zërat për një takim me Jose Mourinho.

Presioni vazhdon të rritet mbi Unai Emery, teksa mediet në Britani të Madhe shkruajnë për një takim mes shefit të Arsenal dhe Jose Mourinho.

Thuhej sot se Mourinho dhe shefi i Arsenal kanë darkuar së bashku, me portugezin që ka bindur me planet e tij për skuadrën.

Por, këto zëra janë hedhur poshtë së fundmi nga vet skuadra londineze, bën të ditur ‘Goal’, sipas burimeve të afërta me skuadrën, transmeton lajmi.net.

Sanllehi thuhet se nuk ka takuar Mourinhon personalisht tash e disa vite.

Mbetet të shihet se cilat raportime janë të ato të saktat. Emery vazhdon të ketë presion.

Të ngjashme