Arsenal humb apelin për kartonin e kuq të Nketiah, ja sa do të mungojë lojtari

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Eddie Nketiah do të jetë në mesin e mungesave të Arsenal për ndeshjet e ardhshme.

Nketiah ishte figura tragjike e Arsenal në ndeshjen kundër Leicester, pasi vetëm katër minuta pas inkuadrimit në lojë, lojtari u ndëshkua me kartonin e kuq.

Pas ndeshjes, drejtuesit e Arsenal kishin apeluar kartonin, duke kërkuar reduktimin e dënimit, por kanë dështuar.

Kështu, Nketiah do t’i mungojë ‘Gunners’ për tri ndeshjet e ardhshme.

Nketiah luajti rrezikshëm kur kërkoi topin, por gjeti vetëm këmbën e kundërshtarit. Me ndihmën e VAR, gjyqtari vendosi ta sanksiononte atë me kartonin e kuq.

Lojtari do të humb ndeshjet kundër Tottenham dhe Liverpool.

Të ngjashme