Arsenal i vendosur për ta përvetësuar Suarezin

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenalit është e vendosur që t’ia rrëmbejë Barcelonës mesfushorin Denis Suarez.

Së fundmi, futbollisti spanjoll ka bërë një marrëveshje me skuadrën katalunase dhe për këtë arsye është raportuar se ai do të qëndrojë në këtë klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo tani skuadra angleze i ka bërë mesfushorit Suarez, një ofertë shumë më të mirë.

Klubi i Arsenalit është i gatshëm që ta paguajë Suarezin dy milionë euro si pikënisje dhe 20 milionë euro shtesë për ta bërë një marrëveshje të përhershme me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme