Arsenal – Man United, derbi për top katërshe

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Manchester Unitedi sot do të përballen mes vete, në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.

Ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, të cilat po luftojnë për të siguruar një vend në top katërshe, që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

“Topçinjtë” ndodhen në pozitën e pestë me 57 pikë, tri më shumë se “Djajtë e Kuq” që janë një pozitë më poshtë.

Por, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e sotme mes Arsenalit dhe Man Unitedit do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me fillim prej orës 13:30. 

Të ngjashme