Arsenal – Stoke City, dy shqiptarë janë titullar në këtë ndeshje

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 13:41 | Nga

Arsenali dhe Stoke City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Potters në takimin e vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit anglez, ndeshje kjo e cila luhet në Emirates nga ora 14:30.

Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitores në ndeshjen e fundit pas tri humbje dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për tri pikët e radhës.

Në anën tjetër, mysafirët e Stoket janë duke përjetuar një formë katastrofale ku rrezikojnë rënien nga kategoria dhe kështu do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Wenger ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm, ashtu sikurse edhe trajneri Paul Lambert.

Në këtë ndeshje do të luajnë si titullar dy futbollistë me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi te Arsenali dhe Xherdan Shaqiri te Stoke, ndërsa Granit Xhaka do të jetë në bankën rezervë.

Arsenal: Ospina, Bellerin, Chambers, Mustafi, Monreal, Elneny, Wilshere, Ramsey, Ozil, Welbeck, Aubameyang

Stoke City: Butland; Johnson, Shaqcross, Martins Indi, Pieters; Bauer, Badou, Allen; Ramadan, Diouf, Shaqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme