Arsenali synon ta përvetësojë Baillynin

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Skuadra Arsenal është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me mbrojtësin Eric Bailly.

Bailly i cili është pjesë e Manchester United, nuk ka pasur paraqitje që nga ndeshja me skuadrën Paris Saint-Germain.

Për këtë arsye është raportuar se futbollisti në fjalë do të largohet nga Djajtë e Kuq, shkruan Goal.

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer së fundmi ka paralajmëruar se e ka ndërmend që ta rindërtojë klubin dhe për këtë arsye Arsenal beson se mund ta përvetësojë mbrojtësin Bailly për një çmim të lirë.

Të ngjashme