Arsenal arrin marrëveshje me Flamengon, Pablo Mari zyrtarizohet së shpejti

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Pablo Mari filloi karrierën e tij në Real Mallorca para se të transferohej në Gimnastic Tarragona, por në vitin 2016 ai u bashkua me Manchester Cityn, përpara se të huazohej shumë herë, derisa të bashkohej me Flamengo në një marrëveshje të përhershme verën e kaluar.

26-vjeçari kaloi sezonin e kaluar si huazim në Deportivo La Coruna, ku bëri 38 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që humbi ‘finalen’ e play-offit kundër Real Mallorca.

Ai bëri dy paraqitje si zëvendësues në La Liga për Mallorcan në sezonin 2011/12 dhe gjithashtu ka kaluar kohë edhe në Girona dhe NAC Breda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme