Arsenali dhe Tottenhami në garë për Mertensin

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Dries Mertensi pritet të largohet nga Napoli gjatë verës, një vit para se t’i skadojë kontrata me klubin italian.

Për shërbimet e sulmuesit belg, janë të interesuara dy klube nga Londra që garojnë në Premier League.

Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Tottenhamin, klube këto që pritet të “luftojnë” për të siguruar shërbimet e Mertensit.

Napoli është i interesuar që të shesë 33-vjeçarin dhe është në pritje të ofertave.

Mertensi është pjesë e Napolit që nga viti 2013. Sulmuesi belg është shënuesi më i mirë në histori të napolitanëve me 134 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme