Arsenali dhe Unitedi në garë për yllin e PSG-së

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 19:19 | Nga

Arsenali dhe Manchester Unitedi raportohet se kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit të Paris Saint-Germainit, Goncalo Guedes.

12 muaj më parë, Guedes u transferua te PSG-ja, por shkaku i transferimeve të profilit të lartë, portugezi u huazua te Valencia për këtë sezon.

21-vjeçari ka realizuar tre gola në 13 paraqitje në La Liga dhe klubi spanjoll dëshiron që marrëveshjen ta bëjë permanente, por sipas gazetës “Marca”, Arsenali dhe Unitedi janë alarmuar me mundësinë që Guedes mund të shitet në janar.

PSG-së i duhet të shesë për të plotësuar kushtet e rregullave të fair-playt financiar shkaku i transferimit të Neymarit dhe Kylian Mbappes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme