Arsenali do të paguajë klauzolën e Thomasit

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Arsenalit janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey në fund të këtij edicioni.

Të enjten mediumet spanjolle kanë raportuar se Arsenali tashmë ka vendosur ta paguaj klauzolën e lirimit të tij prej 50 milionë eurosh. Thomas po kërkohet me çdo kusht nga trajneri i ekipit londinez Mikel Arteta.

Partey 26-vjeçar, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në 33 paraqitje në të gjitha garat për ekipin nga Madridi. Thomas ka edhe 20 ndeshje e shtatë gola me Përfaqësuesen e Ganës.

Të ngjashme