Arsenali e Chelsea pas Hakimit

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Chelsea zyrtarisht kanë shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, Achraf Hakimin që është pjesë e skuadrës së Interit.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka raportuar të martën se dy skuadrat angleze po synojnë transferimin e Hakimit duke shfrytëzuar situatën e vështirë financiare që e ka kapluar Interin kohët e fundit.

E ardhmja e dyshimtë e pronarëve nga Kina të Interit, ka bërë që klubi të mendoj për shitjen e disa prej futbollistëve kryesorë të ekipit gjatë verës. Si Arsenali ashtu edhe Chelsea, janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Hakimit, i cili po shkëlqen këtë edicion tek ekipi italian. 22-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime në 33 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Ai iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni nga Real Madridi për 40 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Të ngjashme