Arsenali e nxjerr në shitje Lenon

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka vendosur ta qesë në shitje portierin Bernd Leno në afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve.

Leno e humbi vendin si portieri i parë, menjëherë pasi Arsenali e bleu Aaron Ramsdale nga Sheffield Unitedi gjatë verës së këtij viti.

Portieri 23-vjeçar ishte titullar para Lenos në fitoret e Arsenalit kundër Norwich City dhe ndaj Burnley së fundmi.

Sipas mediave angleze, topçinjtë dëshirojnë t’i ndajnë rrugët me portierin gjerman gjatë afatit kalimtar të dimrit në janar.

Arsenali do t’i dëgjojë ofertat për 29-vjeçarin dhe do ta shesë atë pa menduar dy herë.

Leno i ishte bashkuar klubit londinez nga Bayer Leverkuseni për rreth 25 milionë euro në verën e vitit 2018.

Të ngjashme