Arsenali favorit për transferimin e Lemarit

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Arsenali thuhet se është favorit për të transferuar sulmuesin anësor të Atletico Madridit, Thomas Lemar.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Arsenali po udhëheq garën për të nënshkruar me yllin francez.

Lemar, 24 vjeç, ka qenë një objektiv afatgjatë i Topçinjve pasi kishte një ofertë drejt tij edhe në vitin 2017 sa ishte në Monaco.

Ai u bashkua me Atleticon një vit më vonë në një marrëveshje prej 60 milionë funtesh,  por nuk ka arritur t’i përmbushë pritjet që nga transferimi në kryeqytetin spanjoll.

Tottenhami dhe Arsenali besohet se kanë mbajtur shënime mbi situatën, por raportet në Spanjë sugjerojnë se Topçinjtë janë në krye të garës.

Arsenali është destinacioni më i mundshëm pasi Diego Simeone kërkon të gjejë një rrugëdalje për Lemar përpara se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme