Arsenali fiton lehtësisht ndaj Brentfordit

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 0:3 në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së tetë në Premierligë.

Saliba e shënoi golin e parë për “Topçinjtë” pas 17 minutave lojë, shkruan Gazeta Express.

Gabriel Jesus realizoi në minutën e 28-të për 0:2, pas një asistimi të bukur nga Granit Xhaka.

Për 0:3 u përkujdes Vieira i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në vendin e parë në tabelë me 18 pikë, kurse Brentford mbetet i nënti me nëntë pikë. 

Të ngjashme