Arsenali i gatshëm të fillojë bisedimet me Napolin për Koulibalyn dhe Jorginhon

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 13:44 | Nga

Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën e mbrojtjes dhe të mesfushës në verë.

Kësisoj skuadra londineze është duke shikuar tregun italian për tu përforcuar për stinorin e ri.

Dy dëshirat e Arsenalit janë yjet e Napolit, mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Jorginho.

Të dy lojtarët janë kryesorët në repartet e tyre dhe kjo ka bërë që Arsenali të interesohet për ta.

E përditshmja angleze “Daily Star” shkruan se “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë të lartë për këtë dyshe.

Besohet se do t’i ofrohen Napolit rreth 100 milionë euro për transferimin e Koulibalyt dhe Jorginhos në Londër.

Mbrojtësi 26-vjeçar është gjithashtu objektiv edhe i skuadrave tjera angleze si Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.

Ndërkohë Jorginho po pëlqehet shumë nga rivali lokal i Arsenalit, Tottenham Hotspurs.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme