Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit për Thiagon

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Arsenal ka bërë një ofertë për mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.

Klubi gjerman do ta shesë lojtarin këtë verë sepse kontrata e tij skadon pas një viti dhe ai nuk ka dëshirë ta rinovojë marrëveshjen.

Liverpool është interesuar gjithashtu për spanjollin, por nuk ka ndërmend të paguajë 35 milionë eurot e kërkuara nga bavarezët, duke parë se lojtari mund të merret me kosto zero pas një viti.

Megjithatë, kjo ndërhyrje e Topçinjve mund t’i detyrojë kampionët e Anglisë të vihen në lëvizje më herët për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.

Të ngjashme