Arsenali i shpëton humbjes kundër Fulhamit në çastet e fundit, por Evropa mbetet larg për të

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Edward Nketiah e shpëtoi Arsenalin nga një humbje tronditëse kundër Fulhamit, duke e shënuar golin që ia siguroi topçinjve një barazim dëshpërues 1:1 në minutën e 97-të të dielën në Londër.

Fulhami, që para takimit me Arsenalin i kishte humbur katër ndeshje radhazi në Premierligë, mendoi se po e arrinte një fitore madhështore në Emirates, por Nketiah doli në skenë në minutën e 97-të për ta shpëtuar Arsenalin nga një disfatë tronditëse, raporton Gazeta Express.

Të ngjashme