Arsenali interesohet për portierin e Barcelonës, Neto

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Barcelonës, Norberto Neto ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.

Topçinjtë po kërkojnë një emër të ri për portën pasi Runar Alex Runarsson ka luftuar për formë dhe kohë loje që nga bashkimi në verë.

Sipas mediumit Sky Sports, Arsenali është i etur për një lëvizje për portierin e Barcelonës, Neto, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi londinez shpreson të transferojë Neton në një marrëveshje huazimi me një mundësi për të blerë në verë.

Portieri brazilian mund të konkurronte me Bernd Leno për disa minuta dhe mund të ofronte më shumë siguri si rezervistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme