Arsenali kërkon shërbimet e Comanit

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:11 | Nga

Udhëheqësi i Arsenalit, Unai Emery është ende në kërkim të një mesfushori anësor, por me tipare të sulmuesit.

Sipas asaj që raporton gazeta britanike “The Guardian”, spanjolli po kërkon të transferoj një futbollist të skuadrës gjermane, Bayern Munich.

Duket se Niko Kovac, trajneri i bavarezëve, nuk llogarit në shërbimet e francezit të ri Kingsley Coman, i cili i ka mbushur syrin trajnerit spanjoll të Gunnersave.

Sven Mislintat dhe Raul Sanllehi, dy agjentët e blerjes së lojtarëve, tashmë kanë përgatitur një ofertë për reprezentuesin francez, i cili nuk u ftua në botërorin e kombëtareve nga Franca që u shpall kampion.

Arsenali shpreson që një ofertë prej 50 milionë eurove do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Bayernin të heq dorë nga 22-vjeçari.

Gjermanët kishin paguar 20 milionë euro për të nënshkruar me Comanin gjatë verës së kaluar kur kaloi nga Juventusi.

Ndryshe, Arsenali deri më tani ka sjell në radhët e veta Stephan Lichsteinerin, Sokratis, Lucas Torreira, dhe Bernd Lenonin.

Të ngjashme