Arsenali me ofertë zyrtare për Zhegrovën

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka dërguar ofertë zyrtare për yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili bëri të ditur edhe shumën e ofertës.

“Mesfushori kosovar ka impresionuar klubin anglez këtë vit te Lille, disa muaj pas transferimit nga Baseli për 7 milionë euro”, ka shkruar Sadiku, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Zhegrova është transferuar në skuadrën franceze Lille nga Baseli ku shënoi 15 gola ndërsa një gol për Lille ku luajti gjysmë sezoni.

Të ngjashme