Arsenali mposhtet nga klubi i kategorisë së dytë

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është mundur 3:2 nga Brentfordi, klubi i cili vjen nga kategoria e dytë e futbollit anglez, në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua pa praninë e tifozëve në Emirates Stadium.

Skuadra e Mikel Artetas do ta rifillojë sezonin në Premierligë saktësisht pas një jave, me një ndeshje si mysafire e Manchester City, prandaj i ka përshpejtuar përgatitjet për atë takim duke e zhvilluar një ndeshje përgatitore me kundërshtarin nga Championship, transmeton Gazeta Express.


Arsenali mposhtet nga klubi i kategorisë së dytë, një javë para ndeshjes me Man Cityn


Të shtunën, Arsenali e mundi me shumë lehtësi 6:0 Charlton Athletic në Emirates, falë het-trikut nga Eddie Nketiah dhe golave nga Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Joe Willock.

Por skuadra londineze e pati shumë më të vështirë kundër Brentfordit, i cili e përmbysi rezultatin për të fituar 3:2 në fund.

Tariqe Fosu, Halil Dervisoglu and Shandon Baptiste i shënuan golat e triumfit për Brentfordin.

Për Arsenalin shënuan Joe Willock Alexandre Lacazette.

Të ngjashme